Kosova

Mitrovicë e Veriut – Terrasa e kafiterisë së Milan Radojiçiqit largohet nga inspektorati

Gjatë ditës së sotme, me kërkesë të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Inspektorati ka larguar terrasa e vendosur në mënyrë të paligjshme në kafiterinë e Milan Radojiçiqit, i njohur si kryeterrorist.

Terrasa ishte e vendosur në sheshin “Car Lazar”, ndërsa në katin e sipërm ndodhen selitë e Listës Serbe.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor për veriun e Kosovës, ka deklaruar në emisionin “Mesditë” se njësitë policore kanë qenë të pranishme gjatë aksionit, por nuk ka pasur nevojë për asistencë të drejtpërdrejtë.

“Ne kemi informacion që dje Inspektorati i Punës ka dalë atje për të dhënë një vendim për largimin e terrases. Policia ka qenë e informuar dhe prezente, por nuk ka pasur nevojë të asistojë në veprimet, pasi ato po kryheshin normalisht. Nuk është diçka e jashtëzakonshme që ne ofrojmë asistencë kur institucionet e Republikës së Kosovës e kërkojnë, por në këtë rast nuk ka qenë e nevojshme”, tha ai për Tëvë1.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button