
Kryesocialisti Edi Rama, gjatë prezantimit të programit për infrastrukturën ‘Shqipëria 2030’, është ndalur tek vëmendja që qeveria do t’i japë turizmit malor nëpërmjet infrastrukturës.
Sipas Ramës, Shqipëria, pas turizmit detar, do të ketë zhvillimin e saj në turizmin malor, ku sipas tij do të jetë një Austri dhe Zvicër e Ballkanit.
“Pasuria më e posaçme e shqiptarëve në aspektin e thesarit të natyrës, nuk është kjo, por është gjithë kjo që është këtej brenda, dhe mbi të gjitha janë zonat malore të Shqipërisë, qoftë në verilindje dhe juglindje. Shqipëria do mund të çlirojë konsumatorë të nivelit të lartë të turizmit. Ajo që e bën unike Shqipërinë është që këto dy i ka shumë afër. Shqipëria është shumë e vogël, dy dete dhe ka 9 lumenj. Shqipëria është shumë e vogël dhe ka male afër detit. Këtu është rruga e Lurës që është drejt përfundit. E gjithë kjo që deti po i sjell Shqipërisë është e rëndësishme. Por më pas kjo do të jetë themeli që do ndërtohet më vonë. Do jetë një Austri dhe Zvicër e Ballkanit.”-tha Rama.