Jeton Shatri zgjidhet kryetar i Shoqatës së Radiologëve të Kosovës

Prof. Asoc. Dr. Jeton Shatri është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Radiologëve të Kosovës (SHRK), pas kuvendit të mbajtur më 12 tetor 2026, ku u zgjodh edhe përbërja e re e Kryesisë.
Në Kuvendin e Shoqatës së Radiologëve të Kosovës, të mbajtur më 12 tetor, u zgjodhën shtatë anëtarët e rinj të Kryesisë, të cilët më pas përcaktuan funksionet drejtuese të shoqatës.
Në përbërjen e re të Kryesisë janë Prof. Asoc. Dr. Kreshnike Dedushi-Hoti, Dr. Ardian Biçaku, Prof. Asoc. Dr. Jeton Shatri, Prof. Dr. Arben Kutllovci, Dr. Bujar Imeri, Dr. Blond Zajmi dhe Dr. Granit Rudi.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, anëtarët e Kryesisë mbajtën një takim për ndarjen e përgjegjësive drejtuese. Krahas kryetarit Jeton Shatri, shtatë anëtarët e zgjedhur do të ushtrojnë funksionet e nënkryetarëve të shoqatës.
Ndërkaq, Dr. Fator Vula është zgjedhur sekretar i Shoqatës së Radiologëve të Kosovës nga Kryesia e re./Gazeta Shneta/



