KryesoreLajme

‘Rama ka mbetur i vetëm’/ Burimi: PD-ja solli një fushatë entuziaste dhe shpresdhënëse

Moderatori Edvin Parruca, gazetari Genc Burimi, foli në lidhje me dy partitë politike PD dhe PS, të cilat kanë nisur fushtatën për zgjedhjet e 11 majit.

Burimi u shpreh se fushata e PD-së është një fushatë entuziaste dhe shpresdhënëse, ndërsa fushata e PS-së është një fushtatë e vetmuar, sepse Edi Rama ka mbetur fillikat i vetëm.

“Kisha kohë pa e parë PD e tillë dhe më kujtohet entiziasmi i viteve 90’ të PD. Kësaj here ishte një fushtatë entuziaste, optimiste dhe shpresdhënse. Është një fushtatë e këndshmë për ta ndjekur. Fushata tjetër është e vetmuar, sepse Berisha nuk është i vetëm e shohim të rrethuar.

Është LaCivita, por ke dhe shumë emra të tjerë si Këlliçin dhe shumë të tjerë të PD-së, pra ndjehet fushtata e një ekipi dhe jot ë një personazhi.

Tek PS-ja përballë është Edi Rama laj, shplaj me të njejtën këmishë që vesh nga mëngjesi deri në darkë. Rama është ai që bën gjithçka sulmin, mbrojtësin dhe portierin vetë. Tek PS-ja nuk besojnë në fitore dhe është shumë e habitshme. Nëse më përpara Rama kishte Veliajn tani ai është në burg, tani është fillikat i vetëm.” – tha Burimi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button