Kryesore

PD akuzon zv.kryeministren Belinda Balluku për braktisjen e fermerëve të luleshtrydheve në Fier

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike (PD) në qarkun Fier, Gazment Bardhi, ka akuzuar zv.kryeministren Belinda Balluku për braktisjen dhe përdorimin propagandistik të fermerëve të luleshtrydheve në zonën e Kafarajt. Ai ka reaguar ashpër ndaj situatës që po përballen këta fermerë, të cilët po përjetojnë vështirësi të mëdha për shkak të zhvlerësimit të punës së tyre nga përdorimi i pesticideve të importit në kultivimin e luleshtrydheve.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi e ka cilësuar propagandën e Ballukut si “cinike dhe kriminale”, duke theksuar se fermerëve të Kafarajt nuk iu duhen “fotot propagandistike”, por ndihmë reale për t’i shpëtuar nga falimenti. Ai shtoi se pavarësisht që 90% e tokave në këtë zonë mbillen me luleshtrydhe, ndihma nga shteti është zero.

Bardhi gjithashtu theksoi se qeveria nuk ka kontribuar në asnjë histori suksesi të fermerëve të luleshtrydheve, sidomos në tregun europian. Ai e quajti këtë një “dështim të qeverisë” që nuk mund të mbulohet më me propagandë.

Në fund, ai ftoi fermerët që të votojnë për PD në zgjedhjet e 11 majit, duke kërkuar subvencionimin e prodhimit dhe shpërblimin e punës së tyre, si dhe përmirësimin e mirëqenies së familjeve të tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button