KryesoreLajme
Kryesore

Noizy nga person kërkim në imazhin e fushatës së Ramës

Edi Rama organizoi sot festivalin e Gjirokastrës në mes të një sheshi të boshatisur, siç ishte sot sheshi Skënderbej në Tiranë.

Pas ahengut dhe valleve, servilizmit të Ballukut, Manjës, Shalsit and CO, Rama doli vetë dhe i prezantoi rinisë shqiptare jo një të ardhme më të mirë, jo shkollë më të mirë, jo punësim më të mirë, jo modelin e te riut që lexon dhe përgatitet për t’u bërë një qytetar i denjë për shoqërinë, por u prezantoi modelin e tij, surprizën, siç e quajti ai, Noizyt.

Një djalë që e ka pranuar vetë publikisht të shkuarën e tij të errët që nga rrugët e Londrës e deri te rrahjet e dhuna, pa përmendur këtu deklaratat publike të rreperit se, “nuk kam lexuar kurrë një libër, lodhem, më duket kot leximi…”.

Vetëm pak kohë më parë ai u shpall në kërkim nga policia e Kosovës për dhunë dhe lëndim të rëndë trupor në një klub nate në Pejë të Kosovës.

Image

Por ndërsa në Kosovë shpallet në kërkim dhe kërkohet vendosja para drejtësisë, në Shqipërinë autokratike të Edi Ramaës ai prezantohet nga vetë Rama si modeli i fushatës së tij për të rinjtë dhe Shqipërinë. Medje, kryeministri i vendit gjen kohë dhe shkon në studion e Noizyt shkruan edhe këngë për të.

Sepse në Shqipëri, Edi Rama të arreston, Edi Rama të liron nga burgu, Edi Rama të shpall model për të rinjtë.

Gjatë prezantimit të Noizyt, Rama tha:

“Duke qenë se të gjitha qarqet sollën një surprizë, unë kam sjellë surprizë një çun problematik të cilit i kërkova të vijë këtu para jush dhe nga ky shesh të flasë ashtu siç ai ditë të flasë përmes fjalësh dhe tingujsh dhe e ftoj që të vijë këtu. Para ca ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re, duke qenë se Noizy është i joni, i imi dhe i juaji, i thashë hajde se unë do të ngelem vetëm me zërin tim dhe ja ku është këtu.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button