Lajme
Kryesore

Ndërron jetë edhe 14-vjeçari i plagosur rëndë në aksidentin tragjik në Shkodër

Ka ndërruar jetë edhe 14-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur të hënën në fshatin Stom Golem të Shkodrës. Ai po merrte trajtim mjekësor në gjendje kritike për jetën, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa ai dhe shoku i tij, 16-vjeçar, po udhëtonin me motor, kur humbën kontrollin dhe u përplasën me një mur. 16-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Të dy të miturit ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër dhe po ktheheshin nga stërvitja në momentin e aksidentit. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe botën sportive, e cila ka humbur dy të rinj me të ardhme premtuese.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button