Kosova
Nga nesër mbyllet përkohësisht një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër deri më 12 maj do të mbylllet përkohësisht “Vicianum” në lagjen Arbëria.
Sipas njoftimit, shkak për mbylljen e saj do të jenë punimet në këtë rrugë.
“Ju njoftojmë se në lagjen Arbëria, në rrugën “RR Vicianum”, do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti.Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve.Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim”, theksohet mes tjerash në njoftim



