Lajme
Kryesore

KQZ nis shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët jashtë vendit: Deri tani janë dorëzuar mbi 87 mijë zarfe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për të votuar nga diaspora.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, deri më sot në orën 09:00 janë dërguar gjithsej 87,581 zarfe, ndërsa 33 prej tyre janë kthyer nga zgjedhësit.

Fletët e votimit janë dërguar për qytetarët që vijnë nga qarqet Elbasan (25,021 zarfe), Durrës (24,872), Berat (15,502), Dibër (9,582), Gjirokastër (8,453), Kukës (3,946) dhe Korçë (205).

Të ndara sipas shteteve ku jetojnë bashkatdhetarët, zarfet janë shpërndarë në:

Itali – 33,253 zarfe

Greqi – 28,413 zarfe

Gjermani – 8,673 zarfe

Mbretëria e Bashkuar – 6,668 zarfe

SHBA – 4,198 zarfe

Francë – 1,569 zarfe

Fletët e votimit do të mbërrijnë për qytetarët në Evropë në datat 15 deri më 22 prill, ndërsa për ata në kontinentet e tjera nga 15 deri më 25 prill.

Zgjedhësit jashtë vendit kanë kohë ta plotësojnë dhe ta rikthejnë me postë fletën e votimit deri në javën e parë të majit. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të jetë e pavlefshme.

Procesi i administrimit dhe numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë.

Për më tepër, KQZ ka njoftuar se qytetarët nuk do të kenë asnjë shpenzim për postën, pasi ajo mbulohet tërësisht nga vetë institucioni. U këshillohet që pas marrjes së zarfit, ta dërgojnë atë brenda 3 ditëve për të siguruar vlefshmërinë e votës së tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button