KryesoreLajme
Kryesore

Integrimi/ Rama pas takimit me Frederiksen: Nuk u martuam sot, por ecim përpara bashkë

Kryeministri Edi Rama dhe homologia daneze Mette Frederiksen, gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të samitit, u pyetën edhe për procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor. Rama e nisi me një batutë duke thënë se nuk u ‘’martuan” sot me BE, ndërsa përsëriti edhe njëherë synimin për të përmbyllur negociatat brenda 2027.

Rama tha gjithashtu se ndihet i lumtur që ka një ndjenjë uniteti nga vendet anëtarë se Shqipëria po ecën mirë. Ndërsa Frederiksen u shpreh se disa vende kanë bërë punë të mira për rrugën evropiane. Më tej, kryeministrja e Danimarkës tha se duhet të jemi bashkë, por shtoi se ky proces është i bazuar në meritokraci.

Edi Rama: Nuk u martuam sot.

Mette Frederiksen: Shpresoj se po ecim përpara dhe që të gjithë ne kuptojmë se kjo është detyrë e rëndësishme që dmth se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë. Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë. Nga këndshtrimi evropian duhet të jemi bashkë. Mund të zgjerohemi por ky proces duhet të varet nga meritokracia. Shpresoj shumë që gjatë presidencës tonë të marrim disa hapa të tjerë. Nuk ishte pjesë e rendit të ditës por të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo çështje.

Edi Rama: Ky format nuk ka të bëjë me zgjerimin e BE apo procesin e anëtarësimit. Por ju dëgjuat president e KiE që shpjegoi se ku jemi, çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë është gati të bëjë BE. Por ne duhet të bëjmë atë që na takon dhe më pas t’u kërkojmë atyre atë që u takon çfarë u takon të bëjnë. Është e bazuar në meritë dhe mbështetet në procesin që është i mirëpërcaktuar në një një metodologji të qarte me grupkapituj që ndjekin njëri-tjetrin. Kemi një sfidë në tryezë, një axhendë mjaft ambicioze për të përmbyllur negociatat brenda 2027. Mendojmë që mund ta bëjmë dhe KiE është krah nesh për të na ndihmuar, shtetet anëtare janë për të na vëzhguar dhe siguruar që gjithçka mbështetet në rezultate. Por ky moment në kohë është fantastik për zgjerimin, për bashkimin e Evropës dhe duhet të përfitojmë nga ky momente që të shkojmë më tej. I lumtur që ka një ndjesi të përgjithshme që Shqipëria po ecën shumë mirë, por me këta duhet të arrish rezultate shumë të mira çdo ditë. Duhet ta bëjmë çdo ditë dhe jemi përkushtuar që ta bëjmë një gjë të tillë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button