KryesoreLajme
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Adriatik Lapaj reagon me vargjet e Hygosë: Të dua Shqipëri! Në mbetë veç një, unë do të jem ai

Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur t’i drejtohet ndjekësve me fjalët e Viktor Hygosë për të treguar reagimin e tij.
Adriatik Lapaj nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet nga reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur t’i drejtohet ndjekësve me fjalët e Viktor Hygosë për të treguar reagimin e tij.

“Të dua Shqipëri!
1000 në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,

Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;

I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;

E në mbetë veç një, – unë do të jem ai!

-Viktor Hygo”, shkruan Lapaj.

Nga rezultatet e deritanishme Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4% të votave të elektoratit, por ka siguruar vetëm një mandat përkundër Tom Doshit që ka fituar 3 mandate me vetëm 3% të votave, apo Agron Shehajt që ka siguruar dy mandate me po 3 % të votave.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button