KryesoreLajme
Kryesore

Samiti në Tiranë, kryeministrja daneze zbulon çfarë kërkoi Zelensky: Na jepni ato që na nevojiten për t’u mbrojtur

Në përfundim të samitit të Komunitetit Politik Europian, që u zhvillua në Tiranë, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Kjo e fundit zbuloi kërkesat e Ukrainës në këtë samit.

“Unë mendoj që Ukraina është shumë e qartë për mënyrën që po trajtojnë situatën dhe mesazhet që po përçon nëpërmjet Europës”,- tha Frederiksen.

“Do të ketë disa pengje që do të lirohen, por pritet që Rusia të kthehet dhe të jetë serioze në tryezë dhe sigurisht që Ukraina tha se ndërkohë që ne po përgatitemi me shpresën për një armëpushim, lufta ende po vazhdon”,- tha Frederiksen.

“Mesazhi i Ukrainës që morëm sot është shumë i ngjashëm me ato që ka thënë më parë, ju lutem na jepni ato që na nevojiten për t’u mbrojtur”,- tha Frederiksen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button