Gjermarkaj: Lezha, Mirdita dhe Kurbini do të sjellin fundin e pushtetit të kalbur të Ramës
Drejtuesi politik i PD për Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj thotë se Lezha, Mirdita dhe Kurbini do të luajnë një rol të rëndësishëm në fitoren e madhe të opozitës ndaj qeverisë aktuale të Edi Ramës.

Në një postim në Facebook, Gjermarkaj shkruan se ky pushtet ka dështuar në çdo aspekt dhe tani përpiqet të justifikojë dështimet e tij me ‘tallava’ e premtime të pambajtura.
Gjekmarkaj shprehet i bindur se këto zona, të njohura për heroizmin dhe qëndresën e tyre, do të japin një rezultat të fuqishëm, duke siguruar një fitore të merituar në zgjedhjet e ardhshme.
“Derë më derë, do të arrijmë një fitoren të thellë 5:2“, thotë Gjermarkaj, duke shprehur besimin në forcën dhe energjinë e qytetarëve për të sjellë ndryshimin.
Postimi i plotë në Facebook:
“Lezha e Besëlidhjes, Mirdita e trimave dhe Kurbini i qëndresës, do t’i japin të parët, fundin këtij pushteti të kalbur, i cili mendon se me tallava, do të justifikojë dështimet e tij. Derë më derë, për fitoren e thellë dhe të merituar 5:2”.
Lezha e Besëlidhjes, Mirdita e trimave dhe Kurbini i qëndresës, do ti japin të parët, fundin këtij pushteti të kalbur, i cili mendon se me tallava, do të justifikojë dështimet e tij. Derë më derë, për fitoren e thellë dhe të merituar 5:2 🇦🇱✌️

