
Gazetari Armir Shkurti ka reaguar në lidhje me deklaratat skandaloze të kryeministrit Edi Rama, se ‘po ikën gratë 1 muaj nga shtëpitë’, kur të vijnë do gjejnë burrat me bisht.
‘O Mamut! Ne dimë të lahemi, rruhemi, të lajmë, gatuajmë, të mbajmë veten dhe shtëpinë.
O Mamut! Ne në qytet nuk e marrim gruan as për ta rrahur, as për të na prerë thonjtë, as për të na larë brekët. Kështu ndodh me çyrykët, që kanë fobi nga uji e sapuni, që s’fshijnë dot qyrret e veta e u duhet dikush t’ua bëjë’, shkruan Shkurti në Facebook.
Postimi i plotë:
Ky zhulsi ka filluar tu thotë nëpër takime haremit socialist të grave:
– “Provoni të ikni një muaj, dhe kur të ktheheni do gjeni njerëz me bisht”
Demek ne burrat do bëhemi kafshë po na ikën gratë!
O Mamut!
Ne dimë të lahemi, rruhemi, të lajmë, gatuajmë, të mbajmë veten dhe shtëpinë.
O Mamut!
Ne në qytet nuk e marrim gruan as për ta rrahur, as për të na prerë thonjtë, as për të na larë brekët. Kështu ndodh me çyrykët, që kanë fobi nga uji e sapuni, që s’fshijnë dot qyrret e veta e u duhet dikush t’ua bëjë.
Rri te bufi e zhapinjtë se aty je në habitatin tënd o Mamut! Mos u ngatërro me familjen, sidomos me të të tjerëve…