
Edhe nga Kukësi, lideri i opozitës, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos japin asnjë votë për partinë e Tom Doshit dhe partitë e tjera të reja, sepse sipas tij, janë vetëm paterica të Edi Ramës që kërkojnë të marrin vota nga demokratët.
Gjithashtu, Berisha prezantoi dhe paketën e dhembshurisë së qeverisjes së re, të pas 11 majit. Me këtë paketë, ne zotohemi 100 ditët e para, çdo pensionisti, çdo njeriu në ndihmë ekonomike, çdo studenti, çdo jetimi, çdo fëmije të tretë dhe të katërt në familje, do t’i vendoset minimumi jetik 200 euro’, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Miqtë e mi, projekti ynë është një projekt që kërkon të ndryshojë jetën e çdo shqiptari.
Po.
Ky projekt nis së pari aty ku zemra e njeriut ka edhe anën e vet më njerëzore, tek dhembshuria, tek dashuria për njëri-tjetrin.
Ndaj dhe ne kemi paketën e dhembshurisë.
Me këtë paketë, ne zotohemi 100 ditët e para, çdo pensionisti, çdo njeriu në ndihmë ekonomike, çdo studenti, çdo jetimi, çdo fëmije të tretë dhe të katërt në familje, do t’i vendoset minimumi jetik 200 euro.
Në këtë mënyrë ne i japim një goditje përfundimtare varfërisë ekstreme, fshijmë nga harta e Shqipërisë varfërinë ekstreme.
Rrogën minimale, nuk do mund të paguhet kush në Shqipëri nën 500 euro.
Rroga mesatare do jetë 1200 euro.
Jo vetëm kaq, rrogëulëtit dhe pensionistët do kenë kartën e konsumatorit dhe do marrin të gjitha gjërat bazë 20 përqind më lirë.
Me qindra e mijëra shqiptarë kërkojnë ilaçet nga njerëzit e tyre jashtë vendit, ose se nuk kanë mundësi t’i blejnë, ose se ilaçet këtu janë krejtësisht jashtë çdo standardi.
Zotohemi para jush këtu, së pari, Tom Doshit dhe Vilma Nushit, javën e parë u vihet dylli.
3500 tendera fiton në vit Tom Doshi nga Edi Rama dhe e nxjerr Tomën për të blerë vota pastaj. Asnjë votë Tom Doshit, asnjë votë partive të vogla, të ashtuquajtura të reja, të cilat janë paterica të Edi Ramës.
Miqtë e mi, ju garantoj se në 100 ditët e para Këshilli i Ministrave do aprovojë si listë ilaçesh për rimbursim të plotë, atë listë që qeveria italiane u rimburson qytetarëve të vet.
Dhe se në Shqipëri nuk do shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende të BE.
Nuk jemi zengjinë si italianët, por në ilaçe do barazohemi me ta.
Pra, çfarë ndodhi? Ku do i gjejmë ne këto para?
Këto para, miqtë e mi, janë dhe u garantoj ju se janë edhe për më tepër se kaq.
Por ne jemi 100 përqind të sigurt për këto që garantojmë.
630 milionë euro ka zhdukur Edi Rama me inceneratorin e Tiranës, me përzënien e Beketit, me avionin e tij në dispozicion, me sterilizimet, me PPP-në e analizave, me checkupin.
Që të gjitha këto do u kthehen ju në rroga, pensione, ndihmë ekonomike 200 euro.