KryesoreLajme
Kryesore

Berisha: Rakip Suli po ndjek modelin e 5D të Veliajt në Kamëz

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar Rakip Sulin se ka ngritur të njëjtën skemë, si Erion Veliaj në Tiranë atë të ‘5D’.

‘Qytetarë, u bëj thirrje, krijoni një komision, merrni listën e borderosë tek Rakip Veliaj, do të gjeni të paktën një të tretën e emrave në bordero që nuk ekzistojnë në Shqipëri, prej vitesh janë në dhera të tjera. Mos të mendojë kush se ua japin atyre rrogave, asnjë qindarkë, rrogat i ndajnë me njëri-tjetrin si puna e 5D. 5D është modeli i tyre, Erion Veliaj është identik, këta janë kopje të Erion Veliajt që të gjithë.

Miqtë e mi, pra 11 Maji është një ditë për çdo qytetar të këtij vendi që do të shpërblehet më mirë për punën që ka bërë apo që bën’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ajo Lubia, Unazën e Tiranës, 13 kilometra të Unazës së Tiranës, i ndau në 14 kontrata.

Në botë kurrë nuk mund të gjesh një akt të tillë.

I ndau në 14 kontrata sepse e ndërton kilometrin me 17 milionë euro për të vendosur 14 gjoba të paktën 2-3 milionë ose 4 milionë.

Me dhjetëra apo qindra tendera ka fituar baxhanaku i Edi Ramës, të cilit nuk i takonte të fitonte asnjë tender sepse e ndalon ligjin.

Thjeshtra i shkatërroi të gjitha studiot e arkitekturës dhe urbanistikës në Shqipëri sepse kompanitë që punojnë për të fitojnë të gjithë tenderat.

Vëllai i Edi Ramës merr tokën e pronarëve te Rrapi i Treshit, 38 mijë metra katrorë.

Edi Rama vetë, me dokumente, me emrin e nënës së tij, merr 225 mijë metër katrorë tokë në bregdet.

Qytetarë, u bëj thirrje, krijoni një komision, merrni listën e borderosë tek Rakip Veliaj, do të gjeni të paktën një të tretën e emrave në bordero që nuk ekzistojnë në Shqipëri, prej vitesh janë në dhera të tjera.

Mos të mendojë kush se ua japin atyre rrogave, asnjë qindarkë, rrogat i ndajnë me njëri-tjetrin si puna e 5D.

5D është modeli i tyre, Erion Veliaj është identik, këta janë kopje të Erion Veliajt që të gjithë.

Miqtë e mi, pra 11 Maji është një ditë për çdo qytetar të këtij vendi që do të shpërblehet më mirë për punën që ka bërë apo që bën.

Që do që Shqipëria të jetë e jetueshme.

Që do që Shqipëria të ecë drejt madhështisë që i takon.

Që do që të mos vidhet dhe rripet nga qeveritarët e vet.

Shikoni Kamzën, merrni pak investimet që kanë bërë në 12 vite, kanë vjedhur 80-90 përqind të tyre.

Normalizuam në atë kohë shkollat dhe klasat, sot përsëri u kthyen aty ku ishin.

Minuan shkolla të padëmtuara nga tërmeti vetëm për të vjedhur miliona e miliona.

U garantoj se investimet në infrastrukturën e këtij qyteti do të jenë përparësi e të gjitha përparësive.

Mos mendoni se jeni vetëm ju. Jo mo, këta e kanë braktisur Shqipërinë.

Po vij nga Kruja, atje një zonjë e re më tha: Doktor, çfarë do të bësh për fëmijët tanë? Nuk kemi kopsht këtu, shkollat janë mbyllur. Pyes unë, i gjithë qyteti i Krujës kishte dy kopshte.

Zbrita në Fushë Krujë tek një sipërmarrës i zoti, për 300 punëtorë kishte ngritur një kopsht falas. Kurse shteti i lë pa kopsht.

Do të dyfishohen investimet për arsimin.

Mësuesi do vendoset në piedestal.

Fëmijët tanë do kenë shkolla si në vendet e zhvilluara. Do bëjmë gjithçka që të ngjitemi.

Pa një arsim madhështor nuk ka një Shqipëri Madhështore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button