‘Ata kanë Noizin, ne kemi Renis Gjokën!’/ Goxhaj: Kaq mjafton për të kuptuar…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Altin Goxhaj, në një postim të bërë në rrjetet sociale, ka bërë një krahasim ndaj standardeve të fushatës elektorale të dy partive kryesore në vend, PS dhe PD.

Goxhaj ka krahasuar dy figurat e artistëve që kënduan në çeljen e fushatës elektorale, tek PD Renis Gjoka dhe tek PS, Noizy.
“Ata kanë Noizin, ne kemi Renis Gjokën!“, shkruan Goxhaj, që sipas tij mjafton për të kuptuar ndryshimet në vlerat dhe standardet që secila parti ofron gjatë fushatës.
Kujtojmë që reperi Noizy njihet si një person dhe që e ka pranur vetë të shkuarën e tij problematike që nga rrugët e Londrës e deri te rrahjet e dhuna, pa përmendur këtu deklaratat publike të rreperit se, “nuk kam lexuar kurrë një libër, lodhem, më duket kot leximi…”.
Ndërsa vetëm pak kohë më parë ai u shpall në kërkim nga policia e Kosovës për dhunë dhe lëndim të rëndë trupor në një klub nate në Pejë të Kosovës.
Dhe nga ana tjetër, këngëtari që ka zgjedhur PD, Renis Gjoka, një artist që numëron shumë këngë e çmime në repertorin e tij, pa probleme në të shkuarën e tij. Veçse një artist që njihet për artin dhe çmimet e fituara ndër vite.