Kultur

Arti i brishtë i prodhimit të dëshirave

Kur mendojmë për propagandën, shpesh na pëlqen ta shohim si diçka që i përket të shkuarës. Pamje filmike të turbullta, marshe ushtarake dhe slogane që glorifikojnë diktaturën. Reklama, nga ana tjetër, duket moderne, madje edhe e padëmshme. Por, po sikur kufiri mes tyre të ketë qenë gjithmonë më i brishtë nga sa na pëlqen ta pranojmë?

Në këtë episod të Apostrof Podcast nga Bjorn Runa, diskutojmë me Elvin Nurin – ekspert komunikimi, publicist dhe autor i “Breve storia della propaganda” (“Një histori e shkurtër e propagandës”, Intrecci Edizioni 2020) – për të eksploruar artin e brishtë të prodhimit të dëshirave.

Përse slogane të caktuara na bëjnë të ndihemi më mirë se sa e vërteta? Pse markat, shpesh duken më të sinqerta se sa institucionet?

Reklama sot jo vetëm shet, por prodhon dëshira, aspirata, ideale dhe siç shprehet Nuri, dekadat e fundit është e investuar në prodhimin e frikës. Por, ç’ndodh me një shoqëri, të cilës i thuhet vazhdimisht se çfarë duhet të dëshirojë, ç’duhet të ndiejë dhe si ta shfaqë autenticitetin e saj?

Ndiqni episodin e radhës të Apostrof këtë të diel në kanalin e gazetës TemA në Youtube, për një bisedë që lidhet jo vetëm me propagandën, por mbi të gjitha me historitë që i kemi përvetësuar pa e kuptuar as vetë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button