KryesoreLajme
Kryesore
Tenderi i çmendur i Shërbimeve Qeveritare/ 2.3 mln euro fshehtas për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite
Që kur nisi historia e avionit personal të Kryeministrit, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare u shndërrua në një portofol ekstrabuxhetor që shpenzon para fshehurazi dhe pa dhënë llogari askund. Institucioni duket i infektuar aq keq sa që gjëja që di të bëjë më mirë janë kontratat e fshehta, të cilat tresin shuma të mëdha parash.

Rasti më i fundit, është tenderi për prokurimin e disa Struktura akomoduese në formën e konstruksioneve të përkohshme, në kuadër të Takimit të Nivelit të Lartë të Komunitetit Politik Europian (EPC), që do të mbahet në Tiranë në datën 16 Maj.