KryesoreLajme
Kryesore

Hapja e fushatës së PS, ironia e gazetarit: Te 12 drejtuesit e qarqeve që kanë 12 vjet që qeverisin folën vetëm për….

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Dervishi ironizoi “konkretësinë” e fjalimeve të drejtuesve socialistë, që sipas tij, flisnin për gjithçka dhe asgjë në të njëjtën kohë, pas 12 vitesh dështime.

Ai listoi temat që supozohej të trajtoheshin: çmimet, pensionet, rrugët, trenat, emigrimi, shëndetësia, arsimi, fermerët, uji dhe siguria ushqimore, të gjitha fushat që PS i ka degraduar ndër vite.

Sipas tij, në vend të një platforme serioze për të ardhmen, fushata nisi me show, muzikë dhe zbrazëti, ndërsa vendi përballet me varfëri.

Postimi i plotë:

Sa mirë që në ditën e parë të fushatës, u fol konkretisht për tema që shqetesojne njerëzit

Te 12 drejtuesit e qarqeve që kanë 12 vjet që qeverisin folën vetëm për:

1. Çmimet/rrogat

2. Pensionet

3. Rrugët

4. Trenat

5. Emigrimin/Shpopullimin

6. Shëndetësia.

7. Arsimi

8. Fermeret/subvencionet

9. Uje

10 Siguria ushqimore

Sa konkrete që është kjo fushatë

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button