Sport

Arbitri shqiptar Enea Jorgji do të gjykojë derbin e Athinës mes AEK dhe Panathinaikos

Arbitri shqiptar Enea Jorgji është zgjedhur për të gjykuar një nga ndeshjet më të rëndësishme në kampionatin grek, derbin e zjarrtë të Athinës mes AEK dhe Panathinaikos. Ky takim, i vlefshëm për fazën “Play Off” të “Super League Greece”, do të luhet më 4 maj në orën 19:00 dhe pritet me shumë interes për shkak të rivalitetit historik mes dy skuadrave dhe betejës për titullin kampion.

Caktimi i arbitrave shqiptarë në këtë sfidë është një dëshmi e besimit dhe vlerësimit që federatat europiane kanë për nivelin e arbitrimit në Shqipëri. Kërkesa për caktimin e Enea Jorgjit në këtë ndeshje erdhi nga Federata Greke e Futbollit dhe është një moment i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar.

Arbitri 40-vjeçar do të shoqërohet nga asistentët e tij të përhershëm, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, dhe do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë sfidë të nivelit të lartë. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ka cilësuar këtë ngjarje si një tjetër sukses për arbitrimin shqiptar, që ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe është gjithnjë e më shumë i vlerësuar nga institucionet ndërkombëtare të futbollit.

Përfshirja e arbitrave shqiptarë në ndeshje prestigjioze si kjo është rezultat i punës së vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë dhe standardeve në këtë sektor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button