Berisha: Tao Burreci do të shpallet terrorist më 12 maj, dhe Sueli do të ketë ndëshkimin e merituar

Në një takim elektoral të zhvilluar në Librazhd, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër Tao Burrecin dhe Suel Suelin për veprime kriminale, duke i konsideruar si “terroristë”. Berisha tha se Sueli i ka bërë dëme shoferit të tij, duke e dërguar në spital, ndërsa Tao Burreci, sipas tij, ka heshtur dhe ka mbështetur Suelin, duke vepruar si një “ushtar” i tij.
“E kuptoni ju? Tao e qepi gojën ndaj njeriut që e kishte pasur vite shofer. Ia theu kockat sepse nuk mbështeti Sara Milen,” deklaroi Berisha. Ai gjithashtu ka shtuar se qytetarët e Librazhdit duhet të përdorin votën e tyre për të ndëshkuar këtë “bandë” dhe për të siguruar dinjitetin dhe sigurinë e vendit.
Berisha ka paralajmëruar se më 12 maj, Sueli dhe individë të tjerë të ngjashëm do të shpallen “terroristë”, duke kërkuar që populli të bëjë ndryshimin përmes votës në zgjedhjet e ardhshme.