Lajme

Berisha nga Librazhdi: “Zëri i qytetarëve të Hotolishtit do të jetë i paprekshëm – Patronazhistët do ndiqen si terroristë elektoralë”

Nga Librazhdi, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh i vendosur për të mbrojtur vullnetin e banorëve të Hotolishtit, duke deklaruar se asnjë vendim nuk do të merret pa pëlqimin e tyre. Gjatë fjalës së mbajtur në një takim elektoral, Berisha drejtoi mesazhe të forta ndaj forcave të rendit dhe administratës publike, të cilët i paralajmëroi që të mos ndjekin urdhra politikë të “komisarëve kriminelë”.

“Mos u bëni vegla të bandave. Patronazhistët do të ndiqen si terroristë elektoralë,” deklaroi ai, duke i bërë thirrje punonjësve të policisë dhe administratës që të qëndrojnë besnikë ndaj ligjit dhe qytetarëve, jo ndaj partive politike.

Berisha premtoi përmirësime të ndjeshme për policinë pas 11 majit, duke përfshirë pagesë për çdo orë pune dhe kushte më të mira pune. Ai u shpreh gjithashtu se Partia Demokratike është forca e vetme që garanton liri, drejtësi dhe integrim europian për shqiptarët.

Kreu i PD ndau me qytetarët edhe zhvillimet ndërkombëtare, duke përmendur se në Kongresin e Partive Popullore Europiane në Valencia, u miratua një rezolutë që e denonconte qeverinë e Edi Ramës si një regjim që minon demokracinë dhe votën e lirë.

“11 Maji është dita e ndryshimit, dita e fitores. E Librazhdit madhështor, Elbasanit madhështor, Shqipërisë madhështore,” përfundoi Berisha.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button