KryesoreLajme
Kryesore

Rama: Një ‘ufo’ zbriti në Çorovodë, i tha skrapalinjve të votojnë PS-në, pesa është për të kaluar klasën, ne jemi njësha

Meta e ka cilësuara kryeministrin “ufo” që kishte zbritur në Çorovodë dhe e akuzoi për premtime të pa mbajtura dhe mungesës të investimeve, duke përmendur veçanërisht rrugën Skrapar-Përmet dhe devijimin e rrugës së TAP-it që lidhte zonën me Korçën. Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas takimit elektoral së kryeministrit Edi Rama sot në Skrapar, duke u shprehur se në sallën ku ai foli 80% ishin jabanxhinj shëtitës, dhe jo qytetarë vendas.

Meta e ka cilësuara kryeministrin “ufo” që kishte zbritur në Çorovodë dhe e akuzoi për premtime të pa mbajtura dhe mungesës të investimeve, duke përmendur veçanërisht rrugën Skrapar-Përmet dhe devijimin e rrugës së TAP-it që lidhte zonën me Korçën.

“U argëtova sot me “ufo”-n që kishte mbërritur në qytetin e Çorovodës, në një sallë ku 80% ishin jabanxhij shëtitës.
Dëgjuam nga “ufo” se do t’i fuste në Europë, por nuk u tha asnjë fjalë, pse rruga Skrapar-Përmet ka mbetur në fshatin Rog dhe pse që nga viti 2017, “ufo”-ja nuk ka hedhur asnjë lopatë?Nuk dëgjuam asnjë fjalë nga “ufo”, pse devijoi rrugën e TAP-it që lidhte Skraparin me Korçën?
Nuk u tha asnjë fjalë pse është shkretuar Skrapari këto 8 vite dhe pse fondet për blegtorinë dhe bujqësinë, përfshi edhe ato të BE-së përfunduan për inceneratorin fantazmë.U kërkoi të votojnë 5-ën, por skraparlinjtë jo vetëm janë njësha por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën.
Edhe vetë “ufo”-ja kur fliste, teksa shikonte përballë jabanxhijtë, e ndjente se më 12 Maj duhet të mbajë fort Tikun dhe të shtrëngojë vet llastikun.U kërkoi ta votonin se do t’u jepte dy deputetë kur Skrapari do të këtë 3 deputetë të sigurtë, Dr. Zija Ismailin, Lefter Maliqin dhe pa diskutim edhe Ilir Metaj.E falenderojmë që ka vendosur edhe një zonjë me origjinë nga Skrapari në lista të mbyllura, por edhe ajo kur të dëgjojë çuditë e “Ballkanit të Hapur” në shtator, vështirë të rrijë e kyçur në lista të mbyllura.Përshëndes popullin e Skraparit që u çlodh sot me fjalimin argëtues të “ufo”-s nga Tirana dhe të mos harrojë dëmet e mëdha që i solli Skraparit, kostot e rënda të keqqeverisjes dhe presionet për bukën e gojës, por t’ja shpërblejë më 11 Maj duke votuar Numrin 1”, shkruan Meta nga burgu.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button