KryesoreLajme
Kryesore

Bardhi akuzon Ramën dhe Ballukun për abuzim me 50 milionë euro në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar pas hetimeve të SPAK për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se që në gusht të vitit të kaluar janë depozituar në SPAK, edhe në cilësinë e kallëzuesit, të gjitha provat që vërtetojnë abuzimin me të paktën 50 milion euro me ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Sipas Bardhit, këto para të grabitura, ditën për diell kanë shkuar në xhepat e atyre që menduan se do jenë përjetësisht mbi ligjin dhe që me paratë e korrupsionit do të mbajnë përjetësisht pushtetin.

‘Por, koha po tregon se i kanë bërë llogaritë gabim, me shqiptarët dhe me drejtësinë’, thekson Bardhi në postimin e tij.

‘Tani është momenti që banda e korrupsionit të pashoq në historinë e Shqipërisë, me në krye Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të mbajë përgjegjësi. Fatmirësisht, koha po shkurtohet dita ditës. Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati’, shprehet në reagimin e tij Gazment Bardhi.

Reagimi

Më 12 Gusht 2024 kam kallëzuar në SPAK aferën e “Tunelit të Llogarasë”, duke paraqitur të gjitha provat që vërtetojnë abuzimin me të paktën 50 milion euro. Këto para të grabitura ditën për diell kanë shkuar në xhepat e atyre që menduan se do jenë përjetësisht mbi ligjin dhe që me paratë e korrupsionit do të mbajnë përjetësisht pushtetin.

Por, koha po tregon se i kanë bërë llogaritë gabim, me shqiptarët dhe me drejtësinë. Tani është momenti që banda e korrupsionit të pashoq në historinë e Shqipërisë, me në krye Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të mbajë përgjegjësi. Fatmirësisht, koha po shkurtohet dita ditës. Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button