KryesoreLajme

Abilekaj: Rama shmang llogaridhënien për 12 vite qeverisje me projektin e pasaportës evropiane – Fushatë pa programe, vetëm metafora dhe fyerje

Gazetari Enton Abilekaj shprehet se kryeministri Edi Rama e ka zhvendosur vëmendjen ndaj kërkesës së llogarisë për 12 vite dështim të qeverisjes së tij, në ‘projektin’ e pasaportës evropiane, gjë që siç thekson analisti edhe vetë e ka treguar se nuk është i realizueshëm deri më 2030.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv përmes një lidhje me skype nën moderimin e Edvin Parrucës, gazetari Abilekaj thotë se fushata e Ramës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka nisur kryesisht metaforike, duke mos folur për programe e projekte të qeverisë së tij. Madje gazetari shkon më tej kur thotë se Rama, ka ndaluar eksponentët e tij socialistë të bëhen pjesë e debateve televizive në media, ndërsa këto të fundit e kanë përqendruar vëmendjen e kësaj fushate te sondazhet dhe jo te programet që ofron opozita.

Sipas Abilkejat, PS ka vendor të bëjë fushatë pa filtra mediatikë, duke përdorur madje dhe fyerjet siç janë parë kohët e fundit në takimet e tij elektorale.

I vetmi projekt është pasaporta evropiane, një gënjeshtër shumë emadhe. Mendoj se fushata nisi me gjetjet metaforike të Edi Ramës, bufi kënetës që u munduan të zëvendësojnë fushatën e përditshme politike që flet me programe e projekte, dhe pa balance nga qeveria.

Mediat hoqën dorë nga diskutimet e programeve e janë përqendruar nga sondazhet, kompani që se dimë sa besueshmëri kanë. Bëhen nga të njëjta grupe pune, por edhe për faktin se këto sondazhe bëhen në kushte ku njerëzit kanë frikë për punën, biznesin e ndihen të pambrojtur nga shteti. Futja e partive të reja, si nocion anti-opozitar dhe debate rreth këtyre fakteve që s’ekzistojnë ka pushtuar mediet kohët e fundit. Diskutime rreth qeverisje, bilancin e Ramës, për këto nuk flasin mediet. A meriton Rama një mandat tjetër qeverisje, një kryeministër që ka bërë vetëm një hap drejt BE.

Programet e opozitës u zëvendësuan me spektaklin e Ramës dhe sondazhe që s’ekzistojnë. Kësaj i shtohet ndalimi, që Rama u ka bërë eksponentëve të vet për debat e llogari në studio. PS ka vendosur të bëjë fushatë pa filtrat mediatikë. Të mashtrojë direkt e një program të parealizueshëm, të mos vihen përballë një bilanci të deritanishëm, kemi një shkelje të rëndë të fushatës elektorale, përçudim në media. Rama përdor edhe fyerjet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button