Lajme

Sherr mes shqiptarësh në Itali, plagoset një 25-vjeçar me armë zjarri

Një përleshje mes tre shqiptarëve ka përfunduar me një të plagosur mbrëmjen e së shtunës në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në parkingun e një supermarketi në zonën Orgnano, Spinea.

Sipas mediave italiane, një 25-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Ai dyshohet se është qëlluar nga një bashkëatdhetar 37-vjeçar, i cili shoqërohej nga një tjetër person. Të tre personat e përfshirë në konflikt raportohet se kanë precedentë të mëparshëm penal.

Menjëherë pas të shtënave, policia rrethoi zonën, por autorët arritën të largohen pa u kapur. Ndërkohë, 25-vjeçari i plagosur ka arritur të shkojë vetë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet janë në kërkim të dy autorëve të dyshuar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button