
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka vijuar me thirrjet e tij kundrejt institucioneve publike dhe atyre fetare, në lidhje me deklaratën skandaloze të kryeministrit Edi Rama ndaj fëmijëve, që të shikojnë fotot e tij nudo në internet, po atyre institucioneve që reaguan në bllok gjatë fushatës së 2023-shit për zgjedhjet lokale, ku kandidati i opozitës i nxori gishtin e mesit korrupsionit galopant të kryebashkiakut tashmë të arrestuar, Erion Veliaj.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi i ka bërë thirrje edhe Xhamive të Tiranës, që të ngrihen në lartësinë e detyrës që myslimanët e Shqipërisë dhe mbarë populli shqiptar i kanë besuar dhe të dënojnë me forcë që politika të rrijë larg shkallmimit të vlerave dhe normave shoqërore dhe përdorimit të të miturve. Postimi i plotë:
Thirrje për reflektim edhe për Xhamitë e Tiranës dhe të gjithë ata që pretenduan se folën në emër të Komunitetit Musliman në vitin 2023!
Profeti Muhamed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, thotë: “Nëse nuk ke turp mund të bësh çfarë të duash.”
Për kryeministrin në detyrë ne e kemi të qartë, ai i ka shkëputur lidhjet e tij me turpin prej kohësh, madje dhe me stabilitetin e tij mendor.
Por ajo që unë sot kërkoj nga Xhamitë e Tiranës është: A do ngriheni ju në lartësinë e detyrës që myslimanët e Shqipërisë dhe mbarë populli shqiptar ju kanë besuar?
Ju e patë të arsyeshme të reagoni për “gishtin e mesit ndaj korrupsionit”. E kuptueshme, “ndjeshmëria” juaj është e lartë dhe u “skandalizuat” menjëherë.
A do reagoni sot, kur po shkelen të gjitha parimet që përbëjnë thelbin e njerëzimit, moralit, të gjitha parimet fetare dhe të respektimit të fjalës së Zotit?
A do reagoni fuqishëm kundër kryeministrit që ju thotë në mënyrë të neveritshme fëmijëve të shqiptarëve “kërkoni fotot e mia nudo në Google”?
A do reagoni kundër thirrjeve që vajzat të vënë joshjen e tyre fizike në funksion të partisë-shtet?
A do nënvizoni me forcë që politika të rrijë larg shkallmimit të vlerave dhe normave shoqërore dhe përdorimit të të miturve?
Unë dua të besoj që po.
Faleminderit!