
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është pritur në mënyrë madhështore nga qytetarët e Kukësit, ku do prezantoi kandidatët e Aleancës Shqipëria Madhështore për zgjedhjet e 11 majit.
Nga pamjet e publikuara në media, dallohen mijëra qytetarë që kanë dalë në sheshin ‘Islam Spahiu’, për të pritur liderin e opozitës Sali Berisha. Berisha pritet të prezantoi programin e PD-së dhe kandidatët të cilët do të sigurojnë fitoren në Qarkun Kukës në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.