KryesoreLajme
Kryesore

Neza: Ata që kritikuan posterin e Këlliçit, heshtin për pedofilinë publike të Ramës

Gazetari Sami Neza është treguar kritik ndaj shoqërisë civile. Neza u shpreh se në këto vite të qeverisjes së Edi Ramës, kjo shoqëri civile është afiluar me qeverisjen, dhe është e kapur dhe i duhen qeverisë në një ditë të caktuar.

‘Së pari, deklarata ose sugjerimi i Ramës sot e ka tejkaluar çështjen si etikë. Dy avokatët e argumentuan shumë mirë, që nuk është më si çështje etike, por merr ngjyra penale dhe ndoshta duhet të jetë edhe subjekt i personave të specializuar në lidhje me ligjin dhe shkeljet penale.

Është një gjë që duhet të ndiqet.

Në raport me reagimin e shoqërisë civile, ne e kemi theksuar shpesh që shoqëria civile është e mpakur. Kur them shoqëria civile kam parasysh edhe grupe të ndryshme shoqërore, të cilët afilihen me politikën dhe në vitet e qeverisjes socialiste janë afiluar me qeverinë

Përfqësuesit që janë afiluar me qeverinë nuk janë më zëra të pavarur që përpiqen të mbrojnë apo orientojnë shoqërinë nga agresiviteti i politikës apo pushtetit.

Janë instrumente që i duhen pushtetit në një ditë të caktuar.

Mund të mos i duhen fare, por atë ditë që i duhen janë të gatshëm, ata ishin po aq të gatshëm kur Këlliçi bëri posterin para 2 vitesh’, tha Sami Neza në SYRI TV.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button