Lajme

Vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, makina e autorëve rezulton e vjedhur – Dyshohet lidhje me atentatin në Tiranë

Makina e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendi në Lezhë është gjetur e djegur në fshatin Gjormë, dhe ka rezultuar e vjedhur në Peqin më 13 mars të këtij viti. Hetuesit vazhdojnë të mblidhen prova për atentatin ndaj babait të Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në Athinë më 9 maj 2024. Brahimi është një person i skeduar për lidhje me disa ngjarje kriminale.

Dyshohet se autoret e vrasjes së Prendit ishin 3 persona, dy prej të cilëve kanë zbritur nga makina dhe qëlluan 64-vjeçarin në lokalin e tij në Pllanë të Lezhës. Bashkëshortja e viktimës ishte prezente në momentin e atentatit, por ka qëndruar e heshtur para hetuesve për autorët.

Për më tepër, pas vrasjes në Lezhë, një tjetër atentat ndodhi në Tiranë me 4 të plagosur, dhe hetuesit dyshojnë se këto dy ngjarje mund të kenë lidhje, duke e konsideruar si një hakmarrje ndaj familjarëve të Roan Brahimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button