Sport
La Liga/ Reali fiton në kohën shtesë, vazhdon të ndjekë Barcelonën kryesuese

Real Madridi mori një fitore të vuajtur me Atletik Bilbao.
Në pjesën e parë skuadrat prodhuan raste por nuk arritën të finalizojnë.
Ndërsa në të dytën gjithçka shkoi më mirë për Realin. Në minutën e 80-të, Vinicius realizoi një gol të bukur, por pas rishikimit në VAR, arbitri e anuloi golin për pozicion jashtë loje. Teksa dukej që sfida do të përfundonte kështu, Valverde realizoi kryevepër në të 93-ën për ti dhënë tre pikë të arta skuadrës në luftën për titullin e La Ligas.