
Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme.
Paraditja pritet të karakterizohet nga kthjellime të përkohshme dhe vranësira mesatare, të cilat herë pas here do të shoqërohen me reshje të pakta shiu, kryesisht në zonat Veriore dhe Qendrore të vendit.
Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, vranësirat do të shtohen ndjeshëm duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin, ku priten rrebeshe të shoqëruara me stuhi të forta ere.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale, duke u luhatur nga 7°C deri në 28°C në rang territori.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar nga drejtimi Veriperëndimor, me shpejtësi maksimale deri në 38 km/h. Për pasojë, në brigjet detare pritet një dallgëzim deri në 3 ballë.