
Kandidati i për deputet i PD-ASHM, në Qarkun Elbasan, Dritan Cani, ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e Guras në Belsh, ku ka dëgjuar hallet dhe ankesat e tyre, që lidhen me infrastrukturën, mungesën e shërbimeve, si dhe vështirësitë ekonomike.
Në postimin e tij në Facebook, Cani thekson se duhen mbrojtur dhe mbështetur njerëzit punëtorë sepse shoqërisë shqiptare, fatkeqësisht nga keqqeverisja, nga mënyra sociopatike e Edi Ramës, është deformuar. Jemi të bindur që më 11 Maj, kjo situatë merr fund!’, shkruan Cani.
Postimi i plotë:
Në takimin në Guras, banorët shprehën shqetësime për infrastrukturën, mungesën e shërbimeve dhe vështirësitë ekonomike.
Jemi të bindur që më 11 Maj, kjo situatë merr fund!
Dritan Cani: Në bindjen time kam idenë që duhen mbrojtur dhe mbështetur njerëzit punëtorë sepse shoqërisë shqiptare, fatkeqësisht nga keqqeverisja, nga mënyra sociopatike e Edi Ramës, është deformuar. Njerëzit punëtorë kanë dalë te dera dhe kush është hajdut, kush është maskara, kush nuk ka fytyrë kanë marrë pushtetet, ekonominë, bizneset.