
Kandidati i opozitës në Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollari, pati një takim me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit për të diskutuar mbi problemet e pronave të pa legalizuara. Ai u shpreh se, pas 12 vitesh pa zgjidhje, banorët do të kenë mundësinë të realizojnë legalizimin e pronave pa vonesa dhe pa kosto shtesë.
Muçollari theksoi se çdo procedurë e ndjekur deri tani do të merret parasysh dhe do të përmbyllet në mënyrë të drejtë. Ai shtoi se, pas legalizimit, do të realizohet urbanizimi i zonës, dhe nëse ndodhin dëmtime nga projektet, do të ketë dëmshpërblim me çmim tregu. “Ndryshimi po vjen dhe kjo është e mundur me votën e 11 Majit”, përfundoi Muçollari.
Postimi i plotë:
Me Belindin e Xhulian u takuam me banorë të zonës së Fushës së Aviacionit, që pas 12 vitesh ende s”kanë zgjidhje për pronat.
I garantuam se me angazhim e PD, çdo procedurë e ndjekur deri tani do konsiderohet dhe legalizimi do behet pa vonesë. Asnjë letër, e burokraci shtesë, asnjë kosto më shumë.
Legalizim, pastaj urbanizim është siguria që PD do japë për pronën, që nëse ndodh të cënohet nga një projekt, do dëmshpërblehet me çmim tregu.
Ndryshimi po vjen. Kjo është e mundur me votën e 11 Majit.




