Lajme

Elbasan: 19-vjeçari kapet në flagrancë duke drejtuar automjetin e vjedhur pa leje drejtimi

Një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Elbasanit, pasi u kap duke qarkulluar me një automjet të vjedhur, pa leje drejtimi. Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes në lagjen “28 Nëntori”, ku pronari i mjetit, një 60-vjeçar me inicialet Sh. K., bëri denoncimin menjëherë sapo konstatoi vjedhjen.

Pas kallëzimit, efektivët e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Reagimi”, i cili çoi në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit E. B., banues në Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, automjeti i vjedhur është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

I riu do të përballet me akuzat për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button