Lajme

Sherr mes familjesh shqiptare në Kretë, dy të plagosur dhe katër të arrestuar

Një sherr i ashpër mes familjesh shqiptare ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rethymno të Kretës, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë greke për të qetësuar situatën.

Sipas burimeve lokale, konflikti nisi pas një përplasjeje mes një çifti, por sherri mori përmasa më të mëdha pas përfshirjes së familjarëve nga të dyja palët. Si pasojë e dhunës, dy persona mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën.

Policia greke ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe dy të plagosurit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimet për këtë përplasje po kryhen nga Drejtoria e Antikrimit në Rethymno, e cila po punon për të zbardhur shkaqet e sherrit dhe konfliktin e nisur mes çiftit shqiptar.

Ngjarja ka ngritur shqetësime në komunitetin lokal për sigurinë dhe për tensionet mes komuniteteve emigrante në zonë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button