
kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Tiranës Arnold Kariqi tha se Edi Rama tregon gjatë fushatës së tij vetëm barsoleta.
Në bisedë me moderatoren Eneida Ndoci, Karriqi tha se një nga plagët më të rënda që ka sot Shqipëria është shpopullimi. Arnold Kariqi: Është një fushatë intensive. Është një fushatë e vështirë, duke patur parasysh mënyrën se si po zhvillohet dhe mënyra e kundërshtarit e cila gjithmonë vepron me agresivitet. Është një fushatë e bukur nga ana e Partisë Demokratike. Ka takime gjatë gjithë ditës me qytetarët. Zona ime elektorale është qyteti i Kavajës. Atje ka shumë dëshirë për t’ju bashkuar fushatës së PD, ka interes, qytetarët na dëgjojnë. Kemi dalë dhe është një fushatë gjatë të cilës ne po takojmë qytetarët shpi më shpi e derë me derë. Edhe të majtin, edhe të djathtin edhe atë pa parti.
Çelësi kryesor i fushatës së qytetarëve tanë është që tu flasim qytetarëve nga afër. Tu shpjegojmë atyre programin, tu flasim se çfarë ofron Parti Demokratike. Të shkojmë ti dëgjojmë. Qytetarët kanë nevojë për ti dëgjuar. Kundërshtari nuk ofron program, ofron vetëm barsoleta. Ofron vetëm anekdota siç ka bërë Rama në takimet e tij. Kjo fushatë kërkon pozitivitet dhe Partia Demokratike e ka përçuar atë jo vetëm në qarkun e Tiranës.
Plaga e shpopullimit është shumë e madhe. Unë kur thashë për një fushatë ndryshe. Unë kam drejtuar shumë fushata. Kam drejtuar FRPD në qytetin e Kavajës dhe kam qenë pjesë e strukturave të PD dhe fushata ndryshe është mënyrë se si në po pritemi nga qytetarët. Ka një interesim të madh të qytetarëve për të ardhur për tu bërë pjesë e fushatës sonë, për të na takuar, për të na pritur dhe është sigurisht një kënaqësi shumë e veçantë kur përballesh me njerëz që duan të të takojnë dhe flasin për problemt e tyre. Nëse do të flasim për rininë. Është një plagë e tmerrshme shpopullimi. Të gjithë fshatrat e Kavajës janë pothuajse të shpopulluar. Nuk gjen rini, nuk gjen fëmijë, nuk gjen të rinj. Kafenetë janë të mbushura vetëm me të moshuar. Të ju jap një detaj. Kam qenë në Luz të Vogël në orën 7 të mëngjesit dhe vura re se lokali aty, mbyllej në ora 8 të mëngjesit sepse aty nuk kishte më punë. Ishte veç mosha e tretë që pinin një kafe dhe iknin. Shkollat janë mbyllur totalisht. Është një dramë e madhe që duhet të ndalet. Ne kërkojmë votë për Shqipërinë për ta ndryshuar këtë situatë. Kemi një program për të rikthyer Shqipërinë në normalitet.
Shqiptarët duhet të votojnë për Shqipërinë. Nëse nuk ke bërë asgjë për 12 vite për vendin nuk ke me të drejtë të kërkosh votë sërish.