
Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Xhelal Mziu, foli në lidhje me ofendimet që kryeministi Edi Rama bën gjatë fushtës së tij.
Mziu u shpreh se Edi Rama është i çertifikuar si një kryeministër jo normal, në tre fushatat e tij ai po merret me këngë dhe valle dhe fjalori i rëndë që përdor nuk i ka hije një kryeministri. “Ne sot kemi një kryeministër që është i çertifikuar jo normal. Ka 3 fushtata që po bën fushtatë vetëm me dajre, me timon dhe tallava. Nuk po merret aspak me fushtatë dhe kudo që shkon gjen instrumenta për të etiketur fasho të ndryshme të popullisë. Ka kohë që përdor një fjalor të rëndë që nuk është në etikën jo të një kryeministri, por askush nuk mund ta artikulojë ato fjalë që tha. Ai është fiks çka është në të vërtetë kryeçyryku që na drejton në 12 vite.
Ka patur reagime nga të gjitha anët. Është skandaloze po ta dëgjosh, por ka patur edhe reagim që është kthyer si një vullkan reagimesh për kryeministrin që kemi. Ka gjetur vendin e gabur, sepse Dibra nuk e meriton reagimin e një kryeministri të tillë apo një kryeçyryku. Dibra ka teguar ndër shekuj që është një zonë patriotike dhe ka nxjerrur burra që nga koha e Skënderbeut.” – tha Mziu.