KryesoreLajme
Kryesore

Bardh Spahia denoncon çmimet e larta në Shqipëri: Shkodranët detyrohen të blejnë ushqime në Mal të Zi

Pasi bleu të njëjtat ushqime që kishte marrë në Malin e Zi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës vërtetoi më anë të faturave cmimet abuzive në vendin tonë, që detyron shkodranët ti shkojnë në vendin fqinj për të blerë.

Ai ftoi qytetarët që më 11 maj të votojnë Partinë Demokratike për të sjellë ndryshimin në vend. Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia për të vërtetuar çmimet e larta të shportës së ushqimeve shkoi në një market dhe bleu të njëjtat ushqime që kishte blere ne një tjetër market ne Malin e Zi. Sipas Spahisë shumë shkodranë shkojë në shtetin fqinj për të blerë ushqime për shkak se në vendin tonë çmimet janë më të larta dhe abuzive.

Bardh Spahia i ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë Partia Demokratike, e cila me programin e saj do të sjellë ndryshim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button