Noka takim me aleatët: Synojmë koordinim maksimal për fitore në zgjedhje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, zhvilloi sot një takim pune me përfaqësues të partive aleate për të diskutuar mbi ecurinë e fushatës zgjedhore dhe për të koordinuar më tej hapat e përbashkët drejt fitores.
Gjatë takimit, Noka theksoi frymën fituese që është krijuar nga zbritja në terren dhe prezantimi i programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore nga kreu i PD-së dhe i Aleancës, Prof. Dr. Sali Berisha.
Fokusi i diskutimit ishte rritja e bashkërendimit në punën në terren, si dhe përcjellja e mesazhit politik në mënyrë të koordinuar, veçanërisht përmes përdorimit të rrjeteve sociale. Një vëmendje e veçantë iu kushtua përfshirjes aktive të degëve të partive aleate në diasporë, me synimin për të mobilizuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e strategjisë mbetet angazhimi në median sociale, e cilësuar si një mjet thelbësor në komunikimin me publikun në këtë fushatë.