
Kandidati demokrat i PD për Qarkun e Tiranës, njëkohësisht bashkëdrejtues politik në këtë qark, Besart Xhaferri i ka konsideruar, dy atentatet e fundit në Tiranë e Lezhë, si alarm për shoqërinë, që sipas tij duhet të ngrihen kundër një narko-shteti që po prodhon narko-terrorizëm.
Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, nën moderimin e Bled Markut, Xhaferri tha se këto ngjarje, tipike mafioze, ndodhin kryesisht gjatë fushatave elektorale, kur policia vihet në shërbim të makinerisë elektorale që përdoret nga Edi Rama. Sipas Xhaferrit, fakti që autoritetet ligjzbatuese nuk reagojnë ndaj fenomeneve kriminale që po shtohen ndjeshëm në Shqipëri, tregon se sa të pamundur e ka vendi ynë aderimin në BE.
Një nga kriteret kryesore të grup-kapitujve për çeljen e negociatave është lufta ndaj krimit të organizuar, por që me një trinom krim –diplomaci- politike, është i pamundur anëtarësimi më 2030 në Bashkimin Evropian.
Ndodh sidomos gjatë fushatave elektorale kur policia vihet në shërbim të makinerisë elektorale që përdoret nga Rama në fushatat elektorale. Kmei një ministër të brendshëm që është drejtues politik më shumë se ministër, person që rri në terren për të blerë vota. Ministër që ka përdorur drejtorët e policisë, me objektiv elektoral.
Kur ke këtë vakum policor që të kesh infoormacion operativ, normalisht këto s’ekzistojnë më, sidomos në muajin elektoral është tragjedi në të dyja rastet, si në Tiranë ku është goditur targeti i gabuar dhe për fat të keq dy të mitur, një 19-vjeçar dhe shoferi. I mituri është transferuar në Romë, dhe të kujton Kolumbinë e viteve ‘80 e Palermon ‘70-‘80. Shqipëria po bëhet narko-shtet që prodhon narko-terrorizëm.
Dhe këto nëse më 11 maj Rama fiton e të jetë kryeministër, do bëhen de fakto në të gjithë kapilarin e shoqërisë shqiptare. Do kemi frikë të dërgojmëë fëmijët në shkolla, pasi narko-terroristët mund të vendosin një bombë, siç ndodhi me Pablo Escobar, do krijohen incidente nga më të rënda. Kambanë alarmi për shoqërinë, që s’mund të qëndrojmë në duart e atyre që manipulojnë votën sesa atyre që duhet të bëjnë detyrën e ta largojnë krimin nga Shqipëria.
Kjo është paradoks, këta s’mund të na çojnë në BE, se një nga kushtet është lufta ndaj krimit të organizuar. Krimi i organizuar të kontrollon gjithçka, partner në zgjedhje elektorale, që patjetër ti si forcë politike duhet të humbësh zgjedhjet, por edhe të pastrohesh nga llumi i mbledhur që më 2013.
Këtë e kam paralajmëruar që dispora s’do votojnë të lirë, por do u kërkohet edhe me prova që t’i çojnë te patronazhistët. Provat na e bëjnë punën më të thjeshtë, mullar me prova që do të dërgohen te ndërkombëtaret.
Deri më 2019-2014 është epoka e artë e korrupsionit diplomatik që Rama ngriti në Evropë. E këto po dalin me artikujt e mediave ndërkombëtare. Dhe sot dihet që Shqipëria sot është krim –diplomaci-politikë.