KryesoreLajme
Kryesore

Berisha premton në Berat: Paratë tuaja do ju kthehen, jo të përvetësohen

Gjatë fjalës në takimin e Beratit, kryedemokrati Sali Berisha u ka premtuar qytetarëve të këtij qarku, se qeverisja e PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore pas 11 majit, do ti kthejë paratë e taksave tek shqiptarët.

Sipas Berishës, paratë e mbledhura nga taksat do të përdoren për të rritur paga dhe pensione.
Ne vijmë tek ju qytetare dhe qytetarë të Beratit, të të gjitha bindjeve politike qofshit, vijmë tek me një zotim solemn, se nuk do bëjmë gjë tjetër vetëm t’ua kthejmë para ju, paratë që qeveria merr nga ju’ deklaroi Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Miq, vështirë të ketë ndonjë vend tjetër njerëz punëtorë, njerëz të punës, si në këtë qark, si tek ju. Por, edhe me potenciale shumë të mëdha, me potenciale madhështore.

Çfarë ndodhi 12 vite?

U braktis fshati shqiptar. U ndërprenë subvencionet. U hapën kufijtë me Ballkanit të Hapur për prodhimet e Banasë dhe Shumadisë, fermerët e atyre zonave kanë 8-fishin e subvencioneve me fermerin shqiptar. Në këtë mënyrë, u prish gara, u prish konkurrenca, fermerët e Beratit dhe të Shqipërisë falimentuan në seri.

Edi Rama me Ballkanin e Hapur, nxiti largimin masiv të fermerëve nga fermat e tyre dhe nga Shqipëria.

Të dashur miq, burrat, gratë e Beratit dhe të Shqipërisë që shkrinë jetën e tyre në ndërtim, në arsim, në shëndetësi, në çdo fushë, njohën këto 12 vite një varfëri nga më të papranueshmet. Pensionet e tyre mbetën ato që ishin, kurse çmimet e mallrave që duhet të blinin me pensionet e tyre u dyfishuan dhe u mbidyfishuan.

Një pensionist i Beratit, që në vitin 2013 merrte 143 mijë lekë, pension mesatar, sot merr 173 mijë lekë maksimumi. Një pensionist në Malin e Zi, që merrte në 2013 138 mijë lekë, sot merr 450 mijë lekë. Po kaq merr pensionisti në Maqedoni, po kaq merr pensionisti në Serbi. Dhe ata pensionistë nuk kanë Berat, nuk kanë diamant të kurorës kulturore të njerëzimit.

Ndaj dhe ne, vijmë tek ju qytetare dhe qytetarë të Beratit, të të gjitha bindjeve politike qofshit, vijmë tek me një zotim solemn, se nuk do bëjmë gjë tjetër vetëm t’ua kthejmë para ju, paratë që qeveria merr nga ju.

Po pse u trefishua pensioni i malazezit? Si u trefishua në 12 vite? Thjesht. Qeveria e Malit të Zi iu ktheu qytetarëve paratë e taksave që iu merrte.

Po. Ligji më elementar për një qeveritar është kur ndan buxhetin, do të thotë, kjo përqindje do t’u kthehet atyre që japin buxhetin.

Çfarë bënë këta?

I dini vet pensionet, nuk po i numëroj këtu se ku janë. Por një gjë u them. Nga 760 mijë pensionistë, 57% e tyre janë me pension jo të plotë. Pra, janë me pension ndën 170 euro. Pra, janë me pension, siç e tha shumë bukur, që nuk mjaftojnë aq për ilaçe, që nuk mjaftojnë për kafshatë.

A u bë këtu një padrejtësi e jashtëzakonshme?

Me mijëra e mijëra familje, nuk përballonin dot në sofër fëmijët e tyre më, dhe detyroheshin t’u thonin: ndiq fatin tënd bir, ose bijë.

Ndërkohë, qeveritë e vendeve përreth, jo. Rrisnin pensionet, rrisnin rrogat e ulëta. Në vitin 2013, ne kishim rrogën e ulët 180 euro. Rumania e kishte 160 euro. E kishte gjithësej 830 lei. Rumania sot rrogën e ulët e ka 3300 lei. Po, sigurisht, sepse çdo qeveri me ndjenjat më minimale të dhembshurisë dhe respektit për qytetarët ua kthen paratë qytetarëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button