
Drejtuesi i Qarkut Fier për PD-në, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje SPAK që të veprojnë mbi denoncimet e bëra ndaj Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale.
Në postimin e tij në Facebook, Bardhi thekson se po hiqen kompjuterat nga zyrat dhe po fshihen të dhënat, por tashmë të gjitha provat ndodhen në SPAK. ‘I bëj edhe njeherë thirrje SPAK të veprojë menjëherë për të ndëshkuar në mënyrë shembullore krimet elektorale të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale në qarkun Fier!’, shkruan Bardhi.
Postimi i plotë:
Hiqni kompjuterat nga zyrat sa të doni, fshini të dhëna sa herë të doni, shkulni tela e ctju urdhërojnë, të gjitha provat janë dorëzuar tashmë në SPAK dhe fatin tuaj e keni kërkuar vetë!
I bej edhe njeherë thirrje SPAK të veprojë menjëherë për të ndëshkuar në mënyrë shembullore krimet elektorale të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale në qarkun Fier!