KryesoreLajme
Kryesore

Departamenti Amerikan i Shtetit injoron kërkesën për sqarime mbi ‘Non Gratën’ e Berishës

Departamenti Amerikan i Shtetit duket se nuk e ka fare në fokus çështjen e “Non Gratës” së Sali Berishës.

Pas fitores së Trump, Berisha deklaronte se do i hiqej sanksionimi, por deri më tani nuk ka ndodhur asgjë dhe sinjalet janë se nuk do të ndodhë, të paktën për pak kohë.

Rrjeti amerikan “Fox News” ka bërë një shkrim për 11 majin, ku merret edhe me “Non Gratën” e Berishës.
“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë vetë Departamentit të Shtetit mbi çështjen e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht. Ata kanë refuzuar të komentojnë.

“Berisha pretendon se sanksionet ndaj tij ishin “të bazuara tërësisht në lobimet” e George Soros dhe Ramës. Ai tha gjithashtu se anëtarët e administratës së Biden “e kthyen Ambasadën e SHBA në Tiranë në një zyrë të madhe prokurorie”, duke u kërkuar mbështetësve, gazetarëve dhe njerëzve të biznesit të ndalonin mbështetjen ndaj Berishës dhe partisë së tij dhe se Departamenti i Shtetit “u kërkoi vendeve të tjera të më sanksiononin dhe të më izolonin mua”.

Berisha tha se sanksionet e kanë penguar fushatën e tij: “Sigurisht që më dhemb, sepse nuk jam në gjendje të takohem me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë kaq të shumtë dhe në këto zgjedhje, për herë të parë kanë të drejtë të votojnë partinë dhe kandidatin që preferojnë në vendin e origjinës”.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ata nuk kishin asnjë koment në lidhje me pretendimet e Berishës se entitetet amerikane i kthyen mbështetësit kundër tij.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve të “Fox News Digital” nëse sanksionet ndaj Berishës duhen mbajtur në fuqi dhe nëse ato pengojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”, shkruan rrjeti amerikan.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button