KryesoreLajme

Zegjine Çaushaj: Gazment Bardhi “Hajde fut diçka në gojë se s’do vdesësh për partinë. Larg qoftë, se mezi të kemi”

Përmes një videoje të realizuar në një prej agrobizneseve te Roskovecit, Zegjineja i drejtohet Bardhit duke i thënë se e ka parë të mërzitur kohët e fundit, sepse sipas saj PD i ka ikur dhe deputeti i pestë në qark.

Kandidatja e PS ne qarkun Fier, Zegjine Çaushaj ka vendosur mos ti ndahet Gazment Bardhit. Kësaj radhe ajo e ka ftuar për drekë drejtuesin politik te PD. Përmes një videoje të realizuar në një prej agrobizneseve te Roskovecit, Zegjineja i drejtohet Bardhit duke i thënë se e ka parë të mërzitur kohët e fundit, sepse sipas saj PD i ka ikur dhe deputeti i pestë në qark.

“Hajde Gazo tek motra jote të të prezantoj edhe me shoqet e mia, se të kam parë të mërzitur shumë këto ditë. S’ke faj jo, rëndë shumë situata. Iku edhe deputeti i pestë”, thotë në video kandidatja 26-vjeçare e PS në Fier.

Ne mbyllje te mesazhit Çaushaj e forcon edhe më tepër goditjen nga Bardhit teksa i thotë se ardhja e tij në Fier është avantazh për PS. “Hajde fut diçka në gojë se s’do vdesësh për partinë. Larg qoftë, se mezi të kemi. Na ke ardhur si me porosi, qimen nga qulli se nxjerr”, ironizon kandidatja socialiste.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button