KryesoreLajme
Kryesore

Berisha akuza të forta ndaj Lubi Ballukut dhe Ramës: 130 milionë euro u vodhën, nuk u hodh as një tullë për inceneratorin

Gjatë fjalës në prezantimin e kandidatëve të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në njësinë nr. 5 në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Belinda Ballukut.

Sipas tij, ‘ajo që është bërë famoze për ndryshimin e emrit nga Belinda nga Lubi, ajo e kishte detyrë shtetërore që në ministrinë e saj ishte një njësi e mbikëqyrjes së punimeve të djegësit, e përbërë nga 3 veta, e cila kishte detyrë çdo muaj të bënte raport për ecurinë e punimeve.
Ajo e dinte se aty nuk po hidhej një tullë. Ajo nuk bënte qoftë dhe një raport të vetëm, sepse e dinte se ato para po i vidhte Edi Rama, dhe kryesisht Edi Rama’, theksoi Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Miq, ua them këtu, kjo është kauzë, ky është shkak për çdo përmbytje.

Nuk ka më të pafytyrë, nuk ka më amoralë, nuk ka tejkalon çdo lloj imagjinate që ju të paguani ndërtimin e djegësit 130 milionë dhe pas 5 vitesh të mos ketë një tullë aty.

Dhe njeriu që ju e përcollët aty ku e ka vendin, Erion Veliajn, të mos guxojnë ta thërrasin njëherë të vetme pikërisht për 130 milionë të zhdukura.

Po a e dini sa janë 130 milionë? Janë 812 mijë pensione. Dhe nuk e thirrën njëherë.

Dhe ajo që është bërë famoze për ndryshimin e emrit nga Belinda nga Lubi, ajo e kishte detyrë shtetërore që në ministrinë e saj ishte një njësi e mbikëqyrjes së punimeve të djegësit, e përbërë nga 3 veta, e cila kishte detyrë çdo muaj të bënte raport për ecurinë e punimeve.

Ajo e dinte se aty nuk po hidhej një tullë.

Ajo nuk bënte qoftë dhe një raport të vetëm, sepse e dinte se ato para po i vidhte Edi Rama, dhe kryesisht Edi Rama.

E kemi akuzuar Erion Veliajn dhe u them unë ju me bindjen absolute se ai është bashkëhajdut kryesor në atë vepër, por kurrë kryesor nuk mund të ishte. Sepse në qoftë se kryeministri do ishte dorëjashtë, ose jepte dorëheqjen, ose atë e çonte vetëm për atë vepër atje ku e meritonte dhe jo të mos guxojnë ta thërrasin për këtë.

Pra, ky është njëri aspekt.

Këta vodhën shqiptarët dhe ky korrupsion pakësoi kafshatën.

Ky korrupsion varfëroi sofrën.

Ky korrupsion shkatërroi vendet e punës.

Ky korrupsion u tha shqiptarëve nuk keni vend në Shqipëri.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button