
Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te skandali i qeverisë së Edi Ramës me shpërdorimin dhe vjedhjen e fondeve të BE-së.
‘Brukseli i kapi në flagrancë duke vjedhur paratë e BE, Rama ish-ministren e mori dhe e bëri këshilltare për bujqësinë’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e Njësisë Nr. 15 në Tiranë.
Berisha: Ju keni probleme, unë e dëgjova këtu, kryetari i numëroi me shumë të drejtë, probleme infrastrukture e theksova, absolutisht nuk ndahemi kurrë pa shndërruar, pa i dhënë fshatit infrastrukturën e qytetit.
Dhe ne punuam intensivisht në këtë drejtim dhe do vazhdojmë punën, me të gjitha shërbimet që ka nevojë një zonë banimi.
Do përparësojmë profilizime të ndryshme.
Ne mbetemi përsëri të bindur se ulliri është një potencial i madh për ne. Dhe jemi shumë të kënaqur që në vitin 2005 kishim 4 milionë e 300 mijë rrënjë ullinj në të gjitha kohërat.
Në vitin 2011, Shqipëria kishte rreth 12 milionë rrënjë ullinj.
Ne do të shkojmë në 20 milionë si hap i parë.
Do të nxisim të gjitha drutë frutore. Natyrisht do subvencionojmë dhe bimët e arave.
Sot administrata është një shushunjë, një pjesë e saj, se ka dhe njerëz të ndershëm.
Çfarë bënë? Bashkimi Europian dhe për fermerët 130 mln euro. Shumë e mirë, çfarë bëri Edi Rama? Edi Rama ua dha Xhaçkave të tij, ua dha njerëzve për të ndërtuar vila, për të ndërtuar resorte turistike, për të ndërtuar biznese.
Ua dha edhe këtyre hajdutëve me të cilët vodhi 130 mln euro, djegësit të Tiranës.
Brukseli kanë ata një njësi, si prokurori të luftës kundër korrupsionit, i kapi në flagrancë duke vjedhur. I kapi dhe i ndërpreu fondin menjëherë dhe vazhdoi hetimi për të lëshuar mandat arrestin.
Edi Rama njeriu direkt përgjegjës për këtë, Krifcën ish ministre, e mori direkt këshilltare çka do të thotë se paratë i kishte vjedhur bashkë me të.
Po mirë nëqoftëse ti kryeministër dhe të tjerët e gjejnë se kjo paratë nuk ua ka dhënë fermerëve, por i ka përdorur për qëllime krejt të tjera, si mund ta marrësh atë këshilltare për bujqësinë.
Ajo e ka vendin pas hekurave.
Çfarë do të thuash ti me këtë. U thua mos ma prekni se është e imja, dhe e mbron, ama shqiptarëve u tregon se ke vjedhur bashkë me të. Se ajo ka zbatuar urdhrat tua kur ka vjedhur.
E njëjtja gjë me djegësin e Tiranës.
Belindi, Adriana dhe shumë nga ju, protestuan 44 javë kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës, i cili ishte një hajdut i papërmbajtur.
Ne e denonconim. Thoshte kam mbjellë 1 mln pemë, po të ja numëroje në mënyrë absolute nuk dilnin as 10 mijë pemë.
Fidanet i vidhte, dmth ky gjoja sikur paguante fidanët dhe vidhte paratë.
Siç bëjnë sot tjetrën, mbajnë në bordero me qindra emra që janë jashtë shtetit dhe nuk janë këtu. I vjedhin paratë, nuk ua çojnë atyre, i vjedhin vetë.
Çështja kryesore djegësi i Tiranës. Kryetari i bashkisë Tiranës, kërkoi të ndërtohej djegësi. Djegësi pas 6 vitesh nuk ka një tullë. Paratë janë dhënë, paratë tuaja janë dhënë të gjitha, i kanë vjedhur, i kanë grabitur.
Kishte një ministri me detyra për të mbikëqyrur punimet e përditshme, të përjavshme, përmuajshme të djegësit. E kjo ministri ishte ministria që drejtohej nga Lubi Balluku.
Lubia nuk bëri dot 6 vite një raport, se e dinte që paratë i vidhte paratë Edi Rama.
E ky pastaj thotë hanë dardha pas shpinës time. Ti nuk ngopesh me dardha gjithë ditën mor zotëri. Si qenka kjo punë.
Pas 6 vitesh aty nuk ka. Po a e di sa janë 130 mln euro. 130 mln euro janë 812 mijë pensione.
Po tjetër. Me avion 21 mln euro avion. Kancelari i Austrisë vend i cili është nja 10 herë më i pasur se ne, udhëton me linja tregtare, nuk mban avion në dispozicion, udhëton si gjithë ne të tjerët, me linja tregtare.
Kurse ky kryeministri i Shqipërisë nuk mund të udhëtojë me linja tregtare, udhëton me avion të posaçëm, paçka se në disa fshatra, janë kthyer tek parmenda. Nuk ka mundësi.
Naftën? Naftën u fal dhjetëra milionë litra jahteve për darkat luksoze që i shtrojnë, kurse fshatarëve ua vjedh me administratën e tij. Dhe ka çmimin nga më të shtrenjtit.