KryesoreLajme

Daniel Nikolla: PS ka shkelur normat e politikës dhe përdor fëmijë në fushatë elektorale

Përfaqësuesi i Diasporës i PD, Daniel Nikolla, theksoi se PS ka shkelur çdo normë të politikës, pasi sipas tij, ka përdorur fëmijë në fushatën elektorale.

Ai tha se përfaqësues të qeverisë në diasporë po u bëjnë shantazh emigrantëve shqiptarë për të votuar PS-në.
“Është në vazhdën e tij është gjëja më turpshme që ka ndodhur në këtë 12 vjeçare. Është pjesë e një axhende antishqiptare edhe kjo foto është mënyra se si politika , krejtësisht jashtë mënyrës se si politika duhet të bëhet përdorimi i fëmijëve në fushatë elektorale vazhdon nga PS. Siç ishte edhe në hapjen e atij festivali tallavaje në mes të Tiranës. E njëjta gjë vazhdon edhe në Diasporë. Për fat të keq edhe pse ka pasur denoncime të herë pas hershme. Siç ka në bërë bujë edhe madje po edhe me aq bujë saç bëjnë këto media që treguat edhe në diasporë por edhe në diasporë ka shantazh të madh për votimin për qeverinë jo vetëm ato teknikat që janë përdorur më parë, që i janë ofruar para, por personave që punojnë në administratë i janë kërkuar 10 personave të afërm minimalisht për të votën. Por teknika më e fundit që për fat të keq që unë nuk e di që do të ndalohet dot është ajo, ku këto vota do t’i shkojnë secilit me DHL e famshme, që plotësohen bashkarisht dhe do t’i dorëzohen personave që i bëjnë shantazhin të cilët janë pjesë e qeverisjes.” tha Nikolla.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button