KryesoreLajme

Neza: Në Tiranë janë 30 zyra censure, por mediat e huaja po zhbëjnë propagandën

Gazetari Sami Neza, duke folur për qeverisjen e Edi Ramës dhe censurës së saj, është shprehur se, janë rreth 30 zyra censure, që nuk sulmojnë vetëm mediat, por edhe zërat e lirë.

Gjatë bisedës në studion e ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Neza u shpreh se, dy vitet e fundit kanë ardhur në Shqipëri gazetarë të huaj, të cilët e kanë parë vendin me objektivitetin e duhur dhe e kanë transmetuar Shqipërinë, ashtu siç është, jo siç e transmetonte Rama.

Vëmë re se dy vitet e fundit ka pasur një numër të konsiderueshëm artikujsh, ku gazetarë objektiv kanë ardhur në Shqipëri dhe e kanë treguar vendin tonë në BE krejt ndryshe nga ai tregim që ka Edi Rama në tryezat ndërkombëtare.

Edi Rama ka përdorur dy metoda ose dy mjete, atë të propagandës dhe të censurës. Unë e konsideroj deri diku, një autokraci në zhvillim, që propaganda është e domosdoshme se për ndryshe pa propagandën do e kishte shumë të vështirë të ndërtonte sistemin autokrat të të drejtuarit, apo të të bërit biznes, çështjeve dhe problemeve të tjera të një vendi.

Por censura është ajo që e ka dëmtuar shumë rëndë Shqipërinë, ndërtimin ose krijimin e pamjes së vërtetë të Shqipërisë, qoftë për sytë e shqiptarëve, ashtu dhe të të huajve.

Për të kuptuar Shqipërinë nuk është vetëm problem për të huajt, por është edhe për shqiptarët. Praktikisht këtu në Shqipëri kemi kanale të kufizuara të tregimit të së vërtetës, të objektivitetit të historisë.

Vetëm vitin e fundit politikanët flasin me zë të lartë, për çështje të rëndësishme të demokracisë në Shqipëri.

Ka pasur maksimumi 10 gazetarë që flisnin nëpër studio të kufizuara po ashtu, lidhur me standarde të shkelura dhe të marrë me shkelma përpara. Prandaj ka përdorur dhe censurën.

Unë mendoj se BE-ja duhet ta vejë gishtin pikërisht mbi këtë gjë, mbi censurën.

Ti ndërton propagandë, por ndërkohë ke një media të lirë, është shumë e mundur që media e lirë të neutralizojë propagandën.

Shoqëria civile është kapur më herët dhe ku erdhi Rama në 2013, ajo ishte e gatshme për të kontribuar për këtë regjim. Kurse mediat ishin diçka më ndryshe, pritej shumë më tepër dhe nuk ishte parashikuar kjo censurë.

Në Tiranë ka rreth 30 zyra censure mediatike, por jo vetëm kundër medias, por edhe kundër zërave të lirë, qoftë në rrjetet sociale, apo tryezat publike.

Qytetarët shqiptarë e kanë lirinë për tu shprehur, por nuk e kanë lirinë për tu dëgjuar. Nëse këto dy liri nuk shkojnë krahas njëra tjetrës, informacioni nuk qarkullon dhe ngelet si një kapsulë rreth teje dhe në fakt ti nuk je duke bërë asgjë’, tha gazetari Sami Neza gjatë bisedës në SYRI TV.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button